12:46 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në tregun e Prishtinës konfiskohen 461 thika

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë një kontrollë për tregti të ndaluar në tregun e gjelbërt në Prishtinë.

Gjatë kësaj kontrolle kanë arritur të konfiskojnë 13 shufra metalike, 461 thika të ndryshme dhe 25 boksa hekuri.

Pas vendimit të prokurorit të dyshuarit janë lënë në procedurë të rregulltë./Indeksonline/.