75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Në tremujorin e tretë të 2020-s u rritën çmimet në energji

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e kostos së ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2020.

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit shënoi rritje për 0.5% në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e dytë të 2020. Rritje më të madhe kishte: energjia 2.6%, transporti 2.5%, materialet 0.7%, kurse makineritë e tjera 0.3%.

Rritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te pagat (-0.8%) dhe kostot e tjera (-0.7%) .

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë me të njëjtën periudhë të vitit 2019, indeksi i kostos së ndërtimit pësoi rënie për (-0.4%). Rënia e indeksit kryesisht u vërejt te kategorit: pagat (-3.8%); energjia (-0.5%); dhe kostot e tjera (-0.3%).

Ndërsa, ngritje pati te: makineritë (1.5%), transporti (0.9%), dhe materialet (0.2%).