75 Mall Live Search
22:35 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Në trupin e grabitësit që vdiq kishte dinamit dhe granatë

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me grabitjen e madhe që ndodhi sot në Rinas dhe rreth çfarë u gjet në trupin e grabitësit të vrarë.

Mësohet se në trupin e grabitësit të vdekur u gjetën dy kallëpe dinamit të vendosur në brez, ndërsa në dorë kishte një granatë, më parë ishte raportuar se ai ishte veshur me rroba të zeza, me pranga dhe antiplumb.

Viktima ende i paidentifikuar mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë, në një rrugë dytësore pasi po përpiqej të arratisej së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Mendohet se pikërisht personi i mbetur i vrarë është ai që ka shkëmbyer zjarr me policinë.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur teksa grabitësit zbraznin thasët nga furgoni që grabitën në tjetrin me të cilin u larguan.

Kujtojmë që grabitja ndodhi pasditen sotme, rreth orës 15.00, ku disa persona të paidentifikuar kanë grabitur sasi të mëdha parash. Nga informacioni paraprak mësohet se autorët kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse dhe janë futur brenda në pistë, ku kanë grabitur një shumë të madhe parash e më pas janë larguar.