12:32 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Në tryezën ku ishte i pranishëm Kurti, lidhet live edhe Zelensky

Në ditën e parë të Tryezës së Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë dhe The Economist, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi në panelin me temë “Evropa Juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?”.

Gjatë diskutimit, u lidh drejtëpërdrejtë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, raporton Indeksonline.

Duke folur për dënimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj invazionit rus dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, kryeministri tha se nuk mund të jemi neutral. Neutraliteti në këndvështrimin tonë është cinizëm dhe do të thotë kërkim i rehatisë në kohë krize.  Por shpresa dhe pasioni duhet të kapërcejnë çdo lloj cinizmi, shtoi ai.

Agresioni i Kremlinit ishte një luftë e zgjedhur, por solidariteti në Evropë nuk është çështje zgjedhjeje, por detyrë, theksoi Kryeministri Kurti.

Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri tha se kemi një rrethanë fatkeqe ku fqinji ynë Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë./Indeksonline/