15:46 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Tullar të Novobërdës vetura del jashtë rruge

Moti i keq dhe bora kanë vështirësuar qarkullimin e  automjeteve, si pasojë është rritur numri i aksidenteve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në Tullar të Novobërdës, ku një veture e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga kryesore. Policia është ne vendngjarje, ndërsa vetura po nxirret nga një mjet transportues.

Policia e Kosovës kohëve të fundit ka dale me apele ndajë pjesëmarrësve në trafik, për të respektuar shenjtat e trafikun dhe t’i përshtaten kushteve atmosferike, sidomos tani që jeni në stinë të dimrit dhe që ka ngrica dhe borë.