16:37 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në Turqi e zhvendosin hamamin me rrota (Foto)

Një hamam i shekullit të XIII u zhvendos në një lokacion të ri për ta shpëtuar nga përmbytjet pas hapjes së një dige të re në Turqinë juglindore.

Hamami me peshë 1.500 tonë i epokës Artukide filloi të zhvendoset me transportues SPMT me 256 rrota në orët e mëngjesit të sotëm në një park kulturor në qytezën Hasankeyf në provincën Batman, raporton Anadolu Agency.

Hamami u transportua rreth tre kilometra larg nga vendi i tij origjinal.

“Gjashtë monumente të tjera do të transportohen gjithashtu. Hasankeyf do të mbrojë identitetin e saj historik”, tha për AA guvernatori i Batmanit Ahmet Deniz.

Transporti i hamamit përfundoi pas më shumë se gjashtë orëve nga nisja.