Në Turqi shtohen zërat, Vedat Muriqi drejt Fenerbahçes
Fenerbahce tashmë ka filluar punën e transferimeve për sezonin e ardhshëm dhe i zgjedhuri i tyre është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Sipas gazetës ‘Fanatik’ agjentët e gjigantit turk kanë nisur kontaktet me klubin Rizespor për transferimin e Muriqit.
‘Fanatik’ shkruan se menagjmenti i Fenerbahces po përpiqet të bind drejtuesit e Rizespor për transferimin e kosovarit.
Vedat Muriqi po kalon një sezon mjaft të mirë te Rizespor, ku në 2,227 minuta në 27 ndeshje ka grumbulluar plot 11 dhe 6 asistime për ekipin e tij. /IndeksOnline/