10:22 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Në Ukrainë po mbahen zgjedhjet parlamentare

Kutitë e votimit u hapën në Ukrainë këtë të dielë, për zgjedhjet e  parakohshëme parlamentare, tre muaj pasi ish komediani Volodimir Zelenskyi u zgjodh president.

Partia e presidentit pritet të mbizotërojë në zgjedhje. Pika e votimit u hapën në orën 7.00 të mëngjesit, transmeton Indeksonline.

Partia e Volodimir Zelenskiy ka zgjeruar kryesimin e saj mbi grupet e tjera, sipas sondazheve të publikuara tri ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.

Zelenskiy, një komedian televiziv pa përvojë të mëparshme politike, mori presidencën në prill.

Zgjedhjet parlamentare më herët ishin planifikuar për në 27 tetor, por Zelenskii shpërndau parlamentin në prill dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme./Indeksonline/.