75 Mall Live Search
18:55 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / MSH

Në Ulpianë, arkeologët gjejnë një mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian

Një ekip arkeologësh kanë identifikuar një tjetër mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian, në Ulpianë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon” shkroi Çeku, duke shpërndarë fotografi nga kjo gjetje.

Ky është postimi i plotë i tij:

Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime.

Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj.