NË ULQIN PËR HERË TË PARË “DITA E GJELAVE (KARKALECAVE) TË ULQINIT”

Organizata Turistike e Ulqinit, në bashkëpunim me restorantet dhe partnerët lokalë, ka kënaqësinë të njoftojë edicionin e parë të manifestimit “Dita e GJELAVE të Ulqinit”, i cili do të mbahet të shtunen, më 14 qershor, duke filluar nga ora 20:00, në shëtitoren e Plazhit të Vogël – pranë parkut.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të fushatës “Të gjithë për turizmin”, me qëllim simbolizimin e fillimit zyrtar të sezonit turistik veror në Ulqin, përmes promovimit të gastronomisë lokale, kulturës dhe krijimtarisë muzikore.
Pika qendrore e manifestimit do të jenë gjelat (karkalecat) – një nga specialitetet më të njohura të detit të këtij rajoni. Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gjela të përgatitur në mënyra të ndryshme, shoqëruar me një program muzikor të pasur.
Gjelat e Ulqinit janë një nga specialitetet më të çmuara të detit të Adriatikut jugor. Këta produkte të shijshme të detit, të njohura për shijen e pasur dhe teksturën e butë, tradicionalisht kapen në zonën bregdetare të Ulqinit, ku uji i pastër i detit dhe fundi i pasur krijojnë kushte ideale për rritjen e tyre.
Peshkatarët dhe kuzhinierët ulqinakë kanë kultivuar traditën e përgatitjes së gjelave brez pas brezi, dhe sot ata përbëjnë një pjesë të pandashme të ofertës gastronomike lokale dhe një shije autentike të Mesdheut.
Për një atmosferë të shkëlqyer do të kujdesen grupi muzikor DEA, ndërsa klapa Jadran do të sjellë një notë të veçantë mesdhetare.
Ftojmë të gjithë qytetarët, mysafirët dhe dashamirësit e ushqimit të mirë dhe muzikës që të bashkohen me ne në këtë ngjarje të veçantë dhe së bashku të hapim një sezonë të mrekullueshme në Ulqin!
Mirësevini në Ditën e Gjelave (karkalecave) të Ulqinit!