17:02 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Në vend të aeroplanit të zhdukur, hulumtuesit gjejnë diçka të çuditshme në det (Foto)

Kur u zbuluan disa mbetje misterioze në brigjet e Australisë në vitin 2015, u ngritën shpresat se mund të ishin mbetjet e fluturimit të zhdukur MH370 të Malaysia Airlines.

Tani ato shpresa nuk janë më, ekspertët besojnë se nuk i përkasin aeroplanit të zhdukur.

Mbetjet në fund të detit janë dy anije me vela tregtare të shekullit të 19-të që mbanin qymyr në bord.

Rrënoja u zbuluan në maj dhe dhjetor 2015, rreth 1,430 milje larg brigjeve të Australisë.

Hulumtuesit nga Muzeu Australian përdorën të dyja sonaret dhe të dhënat video për të analizuar rrënojat, të cilat ata besojnë qëndrojnë në rrugën tregtare të asaj kohe.

Analiza e tyre zbuloi se një nga anijet u mbyt për shkak të një shpërthimi, ndërsa e dyta ishte më e paprekur. /Indeksonline/