Në vend të luleve, dhuroni nesër gjak dhe shpëtojeni një zemër
Nesër është festa e të dashuruarve, i njohur si Shën Valentini.
Në këtë ditë të dashuruarit u bëjnë dhurata partnerëve të tyre, por këtë vit në vendin tonë është një thirrje që nuk kushton asgjë.
Është ICK ajo që përmes një fushatë sensibilizuese po bëj apel tek qytetarët e Kosovës të dhurojnë gjak, përcjellë Indeksonline.
Më këtë vepër humane, ju mund të shpëtoni një jetë dhe zemrën e dikujt.
Prandaj në vend të luleve, dhuroni nesër gjak. Këtë mund ta bëni në objektin e Innovation Centre Kosovo, nga ora 10:00 deri ne 13:00./Indeksonline/
