10:02 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / OSH

Në vendngjarje u gjet edhe drogë, detaje të reja nga vrasja në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjilan, është gjetur edhe marihuanë.

Sipas njoftimit 24 orësh,është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Kurse, për këtë rast janë arrestuar pesë të dyshuar.

“Gjilan, 08.11.2021 – 20:40.  Në lidhje me rastin, është raportuar se me 09.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qenë pjesëmarrës në vepër, po ashtu dhe i dyshuari i cili ka qenë duke u trajtuar është intervistuar. Ndërsa në vendin e ngjarjes,  është gjetur sasi substancës e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 10.5 gram dhe një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, në total të arrestuar për këtë rast janë pesë persona”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/