Në verën e ardhshme në Barcelonë ‘zbarkon’ super talenti!
Barcelona kohët e fundit duket se është shumë afër marrëveshjes me super talentin e Ajax, Frenkie de Jong, raporton e përditshmja Sport.
Përkundër që agjenti i tij është takuar me ekipet si PSG, Manchester City dhe Bayern Munchen, dëshira e lojtarit është të transferohet në Camp Nou, transmeton Indeksonline.
Nuk është sekret më interesimi i Barcelonës për talentin holandez. Katalunasit u munduan që edhe verën që shkoi të transferojnë atë. Por duket se duhet të presin verën e ardhshme.
Ajax kërkon mbi 50M euro për De Jong. Talenti holandez po shihet si zëvendësues ideal në rast të largimit të Rakitic në drejtim të PSG./Indeksonline/