75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Në veri hyjnë në fuqi masat e reja

“Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve është e nevojshme të ndërmerren masat e reja”, ka thënë në një konferencë për medie në Mitrovicën e Veriut kryetari i kësaj komune Goran Rakiq, duke vazhduar se “këto masa për katër komuna të Veriut janë vendosura sipas këshillave të ekspertëve”.

Bëhet fjalë për masat e Qeverisë së Kosovës, të cilat pardje i paralajmëroi ministri i shëndetësisë në detyrë Arben Vitia, të cilat i konfirmoi edhe Marko Gjuriq, shkruan KoSSev.

Prej orës 6 të mëngjesit të mërkurës qytetarët mund të lëvizin jashtë shtëpive të tyre deri 90 minuta në ditë, sipas orarit në bazë të numrit të parafundit të numrit personal në faqen e fundit të letërnjoftimit kosovar.

“Orari do të ndryshojë çdo javë apo çdo tri ditë, gjë që do të konfirmohet më vonë. Qytetarët do të njoftohen me kohë për këtë”, ka thënë Rakiq.

Ata të cilët kanë letërnoftime serbe, leja për lëvizje të tyre konfirmohet në bazë të numrit të fundit të numrit të regjistrimit. Bëhet fjalë për numrin 9-shifror në faqen e parë.

Shitoret do të punojnë prej orës 7 deri 23.

Siç ka pretenduar Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, orari i lëvizjet do të ndryshojë çdo tri ditë, deri më 04 maj 2020.

“Këto masa nuk janë drejtuar kundër askujt, këto masa për ne janë jetësisht të rëndësishme”, ka thënë Rakiq.

Para se t’i lexojë masat, Rakiq shumë herë e ka falënderuar shtetin e Serbisë dhe presidentin e saj Aleksandar Vuçiq, duke cekur taksativisht gjithë ato për çka është falënderues, gjegjësisht të gjitha masat e përkrahjes.

KoSSev përkujton se rregullat e njëjta i ka konfirmuar mbrëmë në Beograd i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq, duke përkujtuar se ky është vendim i Prishtinës.