Në veri super të mobilizuar për zgjedhje!
Numër i madh i qytetarëve të Kosovës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarit e tyre për të udhëhequr me vendin.
E në këto zgjedhje po vrehet një interesim tejet i madh i qytetarëve në Mitrovicë të Veriut.
Në disa fotografi të shkollës ” Sfeti Sava”, në veri, vërehet një numër i madh të votuesve.
Edhe sipas KQZ-së është rritur numri i votuesve të komunitetit serb, raporton IndeksOnline.
Sipas të dhënave deri në orën 11:00 kanë votuar 174 mijë e 669 persona.

“Ju njoftojë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues”, deklaroi Valdete Daka.
Në këtë LINK mund të gjeni numrin e saktë të votuesve në të gjitha komunat e Kosovës./IndeksOnline/