10:56 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Me veshje sportive, Ariana shfaqet në formë të mirë

Ariana Fejzullahu është një femër me shumë stil dhe çdo herë tregon elegancë në paraqitjet e saj.

Ariana është mjaft e ndjekur në rrjetin më të frekuentuar sociale Instagram dhe aty sjell imazhe tejet të veçanta, shkruan Indeksonline.

Gruaja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, në paraqitjen e fundit është shfaqur e veshur me veshje sportive duke treguar linjat e saj në formën më të mirë.

Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër të përkushtuar të 4 fëmijëve të tyre. /IndeksOnline/