14:34 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në veshje të ngushtë, Kim më atraktive se kurrë

Kim Kardashiani së fundi festoi ditëlindje e saj të 39-të.

Ylli televiziv u fotografua në Ulta të Casabasas, duke rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen dhe veshjen e saj me stil, shkruan Indeksonline.

Ajo kishte bërë një kombinim interesant të një fundi të zi me një bluzë të shkurtër nga lëkura e gjarprit, i cili ia ekspozonte linjat e saj “bombasitike”. Kimi kompletoi dukjen e saj me taka të larta dhe aksesorë.

Zeshkanja seksi, gjithashtu u fotografua gjatë vizitës në dyqanin e saj të kozmetikes  “KKW Beauty”.

Ndryshe, nëna e katër fëmijëve festoi ditëlindjen me familjarët dhe miqtë e saj në një aheng superluksoz ku nuk munguan as dhurata e shumta./Indeksonline/