07:06 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në vetëm 100 vjet ndryshim drastik, çfarë po ndodh me tokën?

Disa fotografi të një piloti zvicerian në Mont Black, mali më i lartë në Alpe janë bërë shkak për të vënë alarmin nga shkëncëtarët për ndryshimet klimatike.

Kjo pasi në vitin 1919 ky pilot bëri disa fotografi ku dukeshin qartë shtresat madhështore të akullit.

Ndërkohë 100 vjet më pas, më 2019 fotografitë kanë treguar qartë sesi akujt kanë shkrirë dhe ka mbetur një sasi shumë më e vogël.

Sipas shkencëtarëve ky zbulim është i frikshëm dhe duhet vënë alarmi.

Ata mendojnë se 100 vjet të tjera më pas, aty s’do të ketë mbetur asnjë gram akull.