“Në vëzhgim të Qeverisë”, blindohet me kamera sheshi para Parlamentit
Dita e nesërme pritet që të jetë një ditë jo si të tjerat, kjo për shkak të protestës së opozitës së vendit.
Sipas opozitës, protesta do të nisë në orën 10:00, atëherë kur nis edhe seanca plenare në Kuvend.
Policia e Shtetit do të vendosë në gatishmëri një numër punonjësish policie, pasi bëhet fjalë për ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë.
Ndërkohë vendi pranë parlamentit është blindur me kamera me rezolucion të lartë për të regjistruar e më pas evidentuar çdo person që do të tentojë sulmin ndaj institucionit të Parlamentit.