75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Në vija të bardha, goditet me makinë një këmbësore në Pejë

Numri i aksidenteve si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes, vazhdon të jetë shqetësues.

Një këmbësore është goditur sonte në Pejë, gjegjësisht në lagjen “Fidanishte”, derisa e njëjta kishte qenë duka kaluar në vijat e bardha.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

I njëjti ka thënë se  ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, kurse e goditura nga ky aksident është jashtë rrezikut për jetë.