75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Në vikend do të organizohet një aktivitet atraktiv malor në bjeshkët e Istogut

Javën e ardhshme në bjeshkët e Istogut do të organizohet një aktivitet atraktiv malor.

Klubi Alpin Podguri, ka njoftuar se do të bëhet ngjitje në Bjeshkët e Istogut në Kampin Podguri në lartësi 1760 m/lmd.

Ky aktivitet bëhet me një natë fjetje në Kampin Podguri në Bjeshkët e Cerrovodës ku fjetja bëhet të shtunën me 09 Dhjetor pas ngjitjes me shpatuke bore nga Bjeshka e Shymekut në Cerrovodë, ndërsa të dielën dt:10 bëhet kthimi në Prishtinë.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar./Indeksonline/