75 Mall Live Search
18:43 / E Hënë, 03 Mars 2025 / Z S

Në vikend e zhytur në ujë, kështu ishte sot situata në minierën e Artanës (VIDEO)

Në minierën e Artanës, të premtën pati një vërshim të ujit brenda saj që nuk erdhi si pasojë e reshjeve atmosferike.

Blerim Ymeri, nga Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë tregoi se nga ky vërshim disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

“Lëndime nuk ka pas disa lëndime të lehta që tu ikë, u bë njëfar panike, përndryshe lëndime jo diçka më shumë nuk ka pas, dëme ka pas por jo edhe shumë”, është shprehur Ymeri në një prononcim për Indeksonline.

Ndërkaq, udhëheqësi i kësaj njësie, Fisnik Frangu, në një intërvistë për IndeksOnline e ka demantuar deklaratën e Ymerit, duke u shprehur se përveç dëmeve nuk ka persona të lënduar.

“Jo nuk ka pasur të lënduar, përveq dëmeve kurgjo tjetër. Këto janë vetëm dezinformata me bo panikë më shum mediale ose për përfitime personale”, ka thënë Frangu.

Dëmet kryesore vërehen në infrastrukturës e minierës, sidomos në disa rrugë të cilat janë tashmë vështirë të kalueshme.

Më poshtë mund të shihni pamje./Indeksonline/