Më 2019 udhëtime jashtë vendi, më shumë realizoi stafi sesa deputetët

Në Komisionin për buxhet dhe transfere gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për 2019, u tha se nga 11 milionë euro buxhet, Kuvendi ka shpenzuar mbi 8 milionë e 578 mijë euro.
Anëtarët e këtij komisioni kërkuan sqarime për mosshpenzimet e mjeteve për investimet kapitale. Në këtë mbledhje pati kërkesë në Kuvend edhe për një çerdhe dhe buxhetim gjinor.
Kryetari i këtij komisioni, Hekuran Murati, ngriti shqetësimin për shpenzimet e mëdha për udhëtime, për telefona dhe për mirëmbajtje të Kuvendit.
Murati ka kërkuar sqarim nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, sesi është e mundur që më 2019, më shumë ka pasur udhëtime jashtë vendit stafi i Kuvendit sesa deputetët.
“Te shpenzimet udhëtimit, është që ka pasur udhëtime prej deputetëve, por në anën tjetër është edhe një pjesë e madhe e stafit të kuvendit, ndërsa prej deputetëve kanë qenë 237 udhëtime që janë realizuar, kurse tek stafi ka qenë 246. Kjo po i bie që stafi ka udhëtuar më shumë, megjithëse shpenzimet si total janë më të ulëta sesa deputetë. Mirëpo, si sasi po i bie pothuajse edhe më shpesh se çdo ditë pune ka udhëtuar dikush. A ka ndonjë shpjegim për këtë”, deklaroi Murati.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit, pati një përgjigje për kryetarin Murati, sa u përket udhëtimeve të shumta të stafit, i cili këtë e arsyetoi me trajnimin e stafit të administratës që janë mbajtur jashtë vendit.
“Pasqyra e shpenzimeve të Kuvendit për vitin 2019 janë prej 8 milionë 578 mijë euro, ka një shpenzim total prej 94.42 për qind. Për paga shpenzimet janë 99.94 për qind, për mallra dhe shërbimet janë 34.93 për qind, ndërsa për shpenzimet komunale 33 për qind dhe te investimet kapitale 63 për qind 63 për qind”, deklaroi Krasniqi.
Edhe anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka kërkuar sqarime nga sekretari i Kuvendit, se si është e mundur të shpenzohen mjetet për paga afro 100 për qind, kur dihet se Kuvendi është shpërndarë në muajin gusht.
Gashi: Si është e mundur me u shpenzuar 99.4 për qind, kur katër muaj ishte jo funksional Kuvendi
Video
“Duke pasur parasysh që në tre-katër muajt e fundit nuk ka pasur seanca për shkak se është shpërnda kuvendi, andaj, po dua me ditë qysh është e mundur me u shpenzuar 99.4 përqind e buxhetit, kur kemi parasysh që një pjesë nuk i kanë marrë pagat”, tha Gashi.
Ndërsa një kërkesë të veçantë kishte deputeteje nga radhët e VV-së, Mimoza Kusari Lila, për caktimin një vendi adekuatë për fëmijët e deputeteve të reja në Kuvend.
“Ky është sugjerim për ne si anëtarë të Komisionit dhe për ju si administratë që të fillohet pak më tepër të shikohet ndërtesa sesi mund të jetë ndërtesë e cila hynë një parametër të buxhetimit gjinor. Kur e themi këtë, e paramendoj edhe hapësirat e veçanta për nënat e reja deputete dhe administrata nëse kanë fëmijë të vegjël që të kenë kohë për të kaluar me ata fëmijë. Nëse ju duhet shpjegim i mëtutjeshëm ju tregoj.
Por, kjo kërkesë u hedh poshtë menjëherë nga sekretari i Kuvendit, për arsye se, siç tha ai, nuk po kanë hapësirë dhe zyra për deputetë.
“Kërkesa për çështje gjinore, por ne jemi në hall për zyra për deputet, shumica e deputetëve nuk kanë zyrë hiq kryetarët e komisioneve dhe shefat e grupeve parlamentare, anëtarë të kryesisë, ndërsa deputet të tjerë vetëm ku gjinden ashtu siç munden. Kështu që kapaciteti i ndërtesës nuk na jep mundësi. Kemi një shpresë nëse ndodhë zhvendosja e Zyrës së Presidentit në objektin e Ministrisë së Kulturës”, tha Krasniqi.
Deputetja Kusrai Liala, po ashtu në këtë mbledhja ka kërkuar që të ftohet për raportim bordi i Banka Qendrore e Kosovës lidhur me punësimet kohëve të fundit ën BQK.
Në fund me vota unanime deputetët miratuan raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 2019