11:35 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Në vitin 2020 në Aeroportin “Adem Jashari”, janë realizuar 8,878 fluturime më pak se në vitin 2019

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1.102.016 udhëtarëve apo 1.267.751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2.369.767.

Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8.472 fluturime apo 8.878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17.350.

Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50% krahasuar me vitin 2019, ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prej -51.17%. Megjithatё, ANP “Adem Jashari”, ka pasur njё performancё qё e liston nё toplistën e aeroporteve me performancё tё mirё me gjithё pandeminё.

Një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve është pasojë e pandemisë Covid-19.

Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41.41%, Gjermania 31.87%,Turqia 13.14%, Austria 5.10%, Mbretëria e Bashkuar-UK 3.53%, Suedia 1.74%, Belgjika 1.42% etj.