75 Mall Live Search
19:23 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në Vjenë e Londër, bashkatdhetarët e kujtuan dhe kërkuan drejtësi për Astrit Deharin

Me një sërë aktivitetesh që u përmbyll me një marsh në Prishtinë, u kujtua aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Me pankarta në duar, qytetarë, aktivistë e politikanë, kërkuan edhe një herë drejtësi për Deharit, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

Aktivisti që vdiq në Burgun e Prizrenit, u kujtua edhe në qytete të ndryshme të botës.

Me lule e qirinj, bashkatdhetarët bën homazhe sot në Vjenë dhe Londër.

Në Lodër bashkatdhetarët u mblodhën para ambasadës, ndërsa u lexua edhe poezia “Pesha e dhembjes”, vargje këto që babai i tij ia dedikoi Astritit./Indeksonline/