75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / MSH

Në vlugun e ardhjes së turistëve dhe diasporës, rruga për Rugovë në gjendje të mjerueshme

Rugova është një prej destinacioneve më të preferuara për vizitorët e Kosovës.

Tani që është rritur edhe numri i mërgimtarëve dhe turisteve në sezonin veror, rrug drejt Rugovës është ndër më të frekuentuarat.

Megjithatë, Indeksonline raporton se lënia prapa dorës, sidomos në aspektin infrastrukturor, po shkakton telashe për vizitorët.

Përveç se dëmton veturat e vizitorëve, gjendja e rrugës mund të largojë edhe turistët nga kjo zonë.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se rruga drejt Rugovës momentalisht është në gjendje të mjerueshme.