Në Vrapҫiq të gjitha testet rezultuan negative/Komuna e Gjilanit e përkushtuara për të zbatuar rregullat

Të gjitha testet për banorët e fshatit komunës së Gjilanit kanë dale negative në mbrëmjen e së premtes. E këtij lajmi i janë gëzuar zyrtarët komunal të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për tu angazhuar edhe më shumë që situata t’i kthehet normalitetit, transmeton IndeksOnline.
Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli ka pasur një takim me përfaqësues të disa institucioneve, që po e mbikëqyrin situatën emergjente të krijuar në vend, ku ka shprehur zotimin e tij dhe institucioneve përgjegjëse për tejkalimin e kësaj situate.
“Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avancimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi”, ka thënë Ismajli.