09:02 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Në Vushtrri 15 familje të prekura nga vërshimet ndihmohen me nga 200 euro

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Riza Murati përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë ndërmarrë një aksion vullnetar në bashkëpunim me kryqin e kuq në Vushtrri, për tu dalë në ndihmë familjeve më me nevojë, të prekura nga vërshimet e fundit në qytetin e Vushtrrisë.

“Për 15 familje  janë ndarë nga 200 euro. Faleminderit vëllezërve dhe motrave në Norvegji për mjetet e grumbulluara, Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Murati.