Në Vushtrri nga sot bëhen testet seriologjike për Covid-19

Vushtrria nga sot do të ketë në dizpozicion mundësinë që të bëhen teste seriologjike në QKMF.
Këtë e ka njoftuar kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka shkruar në llogarinë e tij të Facebookut se nga sot në Vushtrri do të mund të bëhen teste seriologjike.
“QKMF-ja ka bërë përgatitjet e duhura, do të fillojmë me punëtorët shëndetësorë, pastaj punëtorët e arsimit, Policinë e Kosovës në Vushtrri dhe punëtorët e administratës” ka shkruar Tahiri.
Ai gjithashtu ka njoftuar se testimi i qytetarëve do të bëhet vetëm pas udhëzimit të mjekut familjar.