11:29 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Në Vushtrri po luhen lojëra fati në të zezën, bastore, aparata…

Në Vushtrri lojërat e fatit po luhen ende, ani pse janë të ndaluara me ligj. Vetëm gjatë ditës së djeshme, dy arrestime kanë ndodhur brenda gjysmë ore në dy lokacione të ndryshme.

Në rrugën “Pandeli Sotiri”, rreth orës 18:30, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi ata janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një telefon “Samsung” në të cilin ishte programi i lojës online dhe para të gatshme 360 euro. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjysmë ore më pas, në rrugën “Marin Barleti”, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi ata janë hasur në një lokal duke zhvilluar lojëra fati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuteri, një printer, një fletore, fleta basti dhe para të gatshme 30.70 euro. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/