75 Mall Live Search
23:09 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Vushtrri tash e dy ditë pa raste të reja me koronavirus!

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se në Vushtrri tash e dy ditë asnjë rast i ri me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij 10 raste janë testuar 8 kanë rezultuar negative dhe dy të tjerë do të ritestohen nesër.

Njoftimi:

Lajm shumë i mirë.

Në 48 orët e fundit në qytetin tonë nuk kemi asnjë qytetarë të testuar pozitiv me Covid-19, ndërsa sot janë kryer 10 teste dhe falë Zotit, 8 janë negativ dhe 2 do të ritestohen nesër. Dje janë kryer 3 teste dhe kanë rezultuar negativ.

Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit.

Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi  ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus