Në Vushtrri u përurua parkingu nëntokësor, kryetari Idrizi: Kryevepër e qytetit dhe transformim i tij, bashkohen modernja dhe klasikja

Në Vushtrri u përurua parkingu nëntokësor. Kryetari i kësaj komune dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë post në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, tha se ky projekt është kryevepër e Vushtrisë dhe e transformon këtë qytet.
“Është një moment i veçantë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë. I janë gëzuar këtij projekti. Është një nga projektet më domethënëse. Prej fillimit e kam quajtur si kryevepër të qytetit të Vushtrrisë dhe transformim të qytetit, ku do të bashkohen modernja dhe klasikja. Sot përuruam parkingun nëntokësor, një parking modern që i plotëson të gjitha standardet bashkë me sheshin e qytetit dhe po ashtu ngritëm këtu në këtë shtizë të bukur edhe flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që qëndron këtu pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari. Investimi komplet i Komunës është 2 milionë e 700 mijë euro, por pjesa e dytë do të vazhdojë deri te galleria, deri në fund të sheshit”, tha kryetari Idrizi.

