75 Mall Live Search
15:49 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Në Vushtrri vallëzohet për profën

Vallëzim-protesta në përkrahje të profesorit Lulzim Paci në Prishtinë dështoi, por jo edhe në Vushtrri.

Në qytetin prej nga vjen profesori Paci një grup të rinjësh hodhën valle me këngë popullore, e nuk e lanë anash as vallëzimin me këngë moderne, në këtë organizim kundër bullizimit.

Vetë profesori, për të cilin sot u vallëzua, nuk ishte i pranishëm në këtë ngjarje për shkaqe shëndetësore ashtu siç u deklarua për Klankosova.tv.

“Vallëzojmë kundër bullizmit” ka dështuar të mbahet në Prishtinë për shkak se komuna nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë me arsyetimin se në sheshet e kryeqytetit do të vendosen tendat e vaksinimit.

Ky organizim që u iniciua nga “Love and Dance Prishtina”, të cilës i është bashkangjitur edhe studio tjetër e vallëzimit “Evolution Dance Kosovo” nga Prishtina, vjen pas reagimeve të shumta për Profën e Tik-Tokut i cili u bullizua për vallëzimet e tij në këtë rrjet social.

Pamjet nga ky vallëzim-protestë në mbështetje të profës Lulzim Paci mund t’i shihni në videon e mëposhtme të VushtrriaOnline.