75 Mall Live Search
17:32 / E Diele, 26 Prill 2026 / AR

Në Warsaw me ritëm e me dritë, Dua Lipa e bën fundjavën më të nxehtë se çdo ditë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e fansave me një postim të ri në Instagram, ku ndan një moment nga fundjava e saj në Warsaw, Poloni.

Në fotografinë e publikuar, artistja shfaqet në një ambient të brendshëm me një pamje natyrale dhe stil, duke reflektuar një anë të jetës së saj jashtë skenës, transmeton Indeksonline.

 Përshkrimi i shkurtër “Weekend in Warszawa PL” është shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur me komplimente.

Postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime brenda pak minutash, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e madh që Dua Lipa ka në rrjetet sociale dhe lidhjen e fortë me fansat e saj.

Vizita e saj në Poloni vjen në një periudhë kur artistja vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe paraqitje publike, duke mbajtur gjithmonë vëmendjen e mediave dhe publikut./Indeksonline/