75 Mall Live Search
19:43 / E Premte, 21 Mars 2025 / Gj. Sh

Në Wembley nis festa kuq e zi, tifozët kërcejnë me tupana (VIDEO)

Edhe pse larg Shqipëris, tifozë të shumtë kuq e zi kanë vërshuar rrugët e Wembleyt.

Ata kanë shkuar të përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë.

Gazetari Arlind Sadiku ka publikuar një video nga rrugët e Wembleyt, ku tifozët shqiptarë kanë nisur festën, duke kërcyer me Tupana.

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë, nis nga ora 20:45, dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror./IndeksOnline/