75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Në xhamitë e Kosovës nesër ligjërohet për luftimin e dhunës ndaj femrës

Një 18-vjeçare nga Ferizaj është viktima e fundit si pasojë e dhunës së partnerit të saj, ndërsa dhjetëra raste të dhunës në familje ku viktima janë gratë po raportohen çdo ditë në policinë e Kosovës.

Për shkak të kësaj situate, nesër në xhamitë e Kosovës do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.

“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: ‘Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës’”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.