08:31 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në zbulimet e ‘Paradise Papers’ për fshehje të parave, edhe një ministër serb

Shumë biznese, shefa të shteteve të ndryshme dhe figura të larta të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë.

Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara së fundmi që ekspozojnë ambientet globale në të cilat abuzimit me taksat lulëzon dhe mënyrat se si korporatat e mëdha mund të mbrojnë ligjërisht pasuritë e tyre.

E nga zbulimi i këtyre dokumenteve rezulton të bëhet publik edhe emri i një ministri serb, transmeton Indeksonline.

Madje thuhet se nga këto dokumente do të tregohet pasuria e ministrit që e fshehi atë nga qytetarët e Serbisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se emri i këtij ministri do të bëhet i  ditur gjatë të hënës.

Në mesin e 96 mediave që morën pjesë në projektin e ‘Paradise Papers’ ishte ‘KRIK’ që merrej me dokumentet të cilat kanë të bëjnë me Serbinë.

Materiali, që ka ardhur nga dy kompani financiare të huaja dhe nga regjistrat e kompanive të 19 parajsave të taksave, është siguruar nga e përditshmja gjermane “Suddeutche Zeitung” dhe është ndarë me komitetin ndërkombëtar të gazetarëve investigative e me partnerë si BBC, Guardian e New York Times. Projekti, që është quajtur “Paradise Papers”, zbulon se miliona para nga prona private e Mbretëreshës së Anglisë janë investuar në një fond të ishujve Kajman.