75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 23 Shkurt 2025 / G T

“Në zemrat tona jeton përherë”, tifozët e Vushtrrisë me mesazh emocionues për Erjon Morinën

Skuadra e Vushtrrisë luajti sot ndaj Vjosës në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe fitoi me shifrat 3:0.

Para ndeshjes, tifozët vushtrrias “Forca”, kanë shpalosur një mesazh emocionues për Erjon Morinën, i cili javë më parë ndërroi jetë, shkruan Indeksonline

Mesazhi ishte i qartë, ata kurrë nuk e harrojnë një djalosh të artë si Erjoni.

“”Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, shkruhet në banerin e vendosur te tifozët vendas në Vushtrri.