75 Mall Live Search
16:31 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / OSH

Në zonën 120 shoferi ia “shkel” 210km/h, i merret patent shoferi

Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, Policia e Kosovës ka identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin me 210 km/h.

Sipas njoftimit, kundërvajtësi gjobitet me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/