75 Mall Live Search
20:12 / E Martë, 14 Maj 2024 / Gj. Sh

Në Zveçan kapet sasi e madhe e municionit, flet Drejtori i Policisë

Në një operacion policor në veri të vendit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit në rrethinën e Zveçanit, në afërsi të Urës së Hekurt.

Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferencë të jashtëzakonshme për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, dhanë detaje për armatimin e kapur në rrethinë të Zveçanit.

“Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj inistitucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha