17:31 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në Zvicër bie dukshëm rreziku i vdekjes nga kanceri

Në Zvicër është duke rënë në vazhdimësi rreziku për të vdekur nga kanceri. Realisht, marrë në numra absolutë sot ka më shumë të sëmurë nga kanceri se që kishte më parë. Por kjo shpjegohet me faktin se ka gjithnjë më shumë njerëz të moshuar dhe, me shtyrjen në moshë rritet edhe rreziku për t`u sëmurë nga kanceri, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, në një komunikatë të saj.

Ajo që ka ndryshuar për të mirë ka të bëjë me rritjen e shanseve për mbijetesë te prekurit nga nga kjo sëmundje e rëndë, transmeton albinfo.ch. Kështu, në rastet kur një grua sëmuret nga kanceri, rreziku që ka ajo për të vdekur është për rreth një të katërtën (27%) më i ulët se sa që ka qenë para 30 viteve.

Ndërsa te meshkujt, ulja e rrezikshmërisë në fjalë është edhe më e madhe, për më shumë se një të tretën (37%).

Shanset e shërimit varen nga lloji i kancerit. Te meshkujt, kanceri i mushkërive është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve nga kanceri ndërsa te gratë, kanceri në vdekjeprurës është ai i gjirit.

Megjithatë, siç u tha më lart, në Zvicër numri i të prekurve nga kanceri ka shkuar duke u rritur, përcjell albinfo.ch. Në preiudhën 2011-2015 nga kanceri janë prekur afër 40.500 veta. Kjo është rreth 2000 raste më shumë se pesë vite më parë.