Në Zvicër kritikojnë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin: Nga Lambo te flokët e bardha…Këta janë larguar nga njerëzit e zakonshëm!

Kryeredaktori i Sportit në gazetën e madhe zvicerane ‘BLICK’, Andreas Boni ka kritikuar Kombëtaren e Zvicrës, në veçanti, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Ai e nis këtë kritikë nga paraqitje e lojtarëve me Lambo deri te tatuazhet dhe lyerja e flokëve, shkruan IndeksOnline
Coiffeur nach Rom eingeflogen: Das ist an Abgehobenheit schwer zu übertreffenhttps://t.co/JXE6mxy0QD
— Andreas Böni (@AndreasBoeni) June 15, 2021
“Shfaqja e Lambos, bërja e tatuazhëve dhe flokët – ky ekip kombëtar është shumë naiv. Kjo gjeneratë e lojtarëve është larguar nga baza, janë larguar nga njerëzit e zakonshëm. Është për t’u ardhur keq”, ka shkruar Boni
Kujtojmë që ndeshjen e parë në EURO20, Zvicra barazoi 1 me 1 kundër Kombëtares së Uellsit. Kurse, takimin e ardhshëm e luan nesër kundër Italisë./IndeksOnline/

