17:57 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Në zyrën e BE-së arrin edhe përfaqësuesi i ambasadës italiane

Në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Kosovë, sapo ka arritur edhe përfaqësuesi i ambasadës italiane.

Deri tani, në zyre të BE-së, ndodhen ambasadori i mbretërisë së Bashkuar dhe i Gjermanisë, raporton IndeksOnline.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo rikujtojmë se ndërtesa e BE-së ndodhet shumë afër Kuvendit të Kosovës, aty ku është paralajmëruar takimi i radhës mes VV-së e LDK-së me fillim prej orës 17:00.

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në takimin VV-LDK./IndeksOnline/