07:28 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në zyrën e Tahirit kishte një derë sekrete? Ish-ministri i Brendshëm sqaron të vërtetën

Fjalët se në zyrën e Saimir Tahiri kur ishte ministër i Brendshëm, ka pasur një derë sekrete janë përhapur shumë shpejt në rrjete sociale.

Po ka qenë pikërisht Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, i cili duke folur në studion e lajmeve SYRI.net ka sqaruar se në fakt ekziston një derë, por që sipas tij nuk është sekret.

“Jo nuk është një derë sekrete. Të gjitha zyrat, ndërtesat e vjetra kanë një derë për raste emergjence që të nxjerr në korridore dhe tunelet që ndodhen poshtë ministrisë”, tha Demiraj.