75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Z S

Nedakoci i jep mbështetje të fuqishme Ferit Idrizit dhe të riut Xhon Gubetini

Kandidati për Kuvend komunal të Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhon Gubetini, është pritur me entuziazëm në fshatin e tij të lindjes, Nedakoc, ku  sonte u mbajt një takim me banorët në ambientet e shkollës së fshatit.

Gubetini tha se përjetoi një mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkëvendësit e tij, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë dhe besimin e dhënë.

Ai theksoi se ky takim mori një domethënie të veçantë falë pranisë së kryetarit të komunës, Ferit Idrizi, i cili me fjalën e tij dha mbështetje të qartë për kandidatin dhe për ekipin e PDK-së.

“Ky besim është forca ime. Së bashku me ju dhe me kryetarin Idrizi, do të ecim drejt fitores”, deklaroi Gubetini, duke e cilësuar këtë përkrahje si nxitje për të vazhduar rrugëtimin politik me vizion të përbashkët për të ardhmen e qytetit.