Nedim Bajrami e shpëtoi Rangersin nga humbja, shënoi gol
Skuadra e Rangersit ka barazuar 2:2 ndaj Dundee Utd në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premiership të Skocisë.
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi Nedim Bajrami, shkruan Indeksonline
Bajrami shënoi nga penalltia në minutat e fundit të ndeshjes.
Ky ishte goli i parë në ligë për mesfushorin shqiptar në tetë ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/
Rangers salvaged a draw against Dundee United with this 98th minute penalty from Nedim Bajrami ⏰⚽️#BBCFootball pic.twitter.com/RooJeqlU7W
— BBC Sport Scotland (@BBCSportScot) December 4, 2025

