Nedim Bajrami me shokë ia shkaktojnë humbjen e parë Interit

Interi e ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në Serie A,
Zikaltërit u mposhtën në ”Giuseppe Meazza”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Interi shkoi në pushim në epërsi 1-0 me golin e Denzel Dumfries, në minutën e 45+1.
Në pjesën e dytë Sassuolo arriti ta përmbys rezultatin, duke marrë tre pikë të mëdha nga kjo përballjes.
Fillimisht futbollisti i kombëtarës shqiptare, Nedim Bajrami, barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 54-të.
Shtatë minuta më vonë Domenico Berardi shënoi golin e fitores për Sassuolon.
Përkundër humbjes, Interi mbetet në vendin e parë të tabelës me 15 pikë, aq sa ka edhe Milani, ndërsa Sassuolo është ngritur në pozitën e tetë, me 9 pikë./IndeksOnline/