Nedim Bajrami me shokë iu afruan tifozëve të Rangersit, marrin reagimin e “çuditshëm”: Largohuni, largohuni!

Skuadra e Rangersit ka barazuar 1:1 ndaj Dundee në javën e 11-të në Premiershipin e Skocisë.
Kjo ka bërë që tifozët që kishin udhëtuar drejt stadiumit “Danes Park” të revoltohen në fundin e ndeshjes, shkruan Indeksonline
Nedim Bajrami, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe bashkëlojtarët e tij iu afruan tifozëve pas ndeshjes, por që morën një reagim epik nga ta.
“Largohuni, largohuni. Mos u afroni”, ishte reagimi i tifozëve të Rangersit.
Nedim Bajrami luajti gjithë ndeshjen dhe u vlerësua me notën 6.9 në faqen e njohur “Flashscore”.
Pas këtij barazimi, Rangersi shkon në kuotën e 41 pikëve në pozitën e dytë, 15 pikë mbrapa liderit Celitic (56)./Indeksonline/
🤣🤣🤣 pic.twitter.com/7Lm3NSOoAV
— David 🍀 (@thedavidcurrie) January 9, 2025