Nedim Bajrami vendimtar në fitoren e Rangersit ndaj Malmos, Fenerbahche merr tre pikë kundër Royale Union SG

Rangers ka marr fitore të rëndësishme në Europa League, duke fituar si mysafire e Malmos.
Skuadra skoceze shënoi fitore me rezultat 0-2, ku vendimtar ishte futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, shkruan IndeksOnline.
Bajrami shënoi golin e parë me fanellen e Rangers, duke i dhënë epërsinë vetëm pas 55 sekondave lojë.
Golin e dytë e shënoi McCausland, në minutën e 76-të.
Në të njëjtën kohë u zhvillua edhe ndeshja mes Fenerbahches dhe Royale Union SG.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e ka harruar humbjen në derbin ndaj galatasarayt dhe shënoi fitore me rezultat 2-1.
Soyuncu i dha epërsinë Fenerbahches në minutën e 26-të, ndërsa një autogol nga Burgess vulosi fitoren,
Skuadra Belge ngushtoi rezultatin me Sykes, me golin e shënuar në minutën 90+3./IndeksOnline/